Denaj: Administrimi fiskal vetëm nëpërmjet sistemeve

Denaj: Administrimi fiskal vetëm nëpërmjet sistemeve

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj, tha se administrimi fiskal ka devijime dhe ka gropa që janë përfituar ndër vite dhe mund të vëzhgohet vetëm nëpërmjet sistemeve.

Sipas saj gjobat janë vetëm një mjet dhe se asgjë nuk mund të rregullohet me hetim tatimor.

“Rritja e kontributeve që janë llogaritur në ISSH është 1.3 miliardë lekë. Sado 9% thotë Basha, 0.5 është një fakt tani. Administrimi fiskal, ka devijime, ka gropa që janë përfituar ndër vite, ata kanë bërë evazion. Ka 9 mijë që përfitojnë sot, nuk bëhet dot me hetim tatimor. Vendosja e gjobave është një mjet, bëhet në çdo moment. Bëhet nëpërmjet sistemeve, që nuk do të shkojnë për të vëzhguar çdo biznes”, tha Denaj./TCH