Syla reagon për mos hapjen e tregjeve: Populli i zhytur në skamje

Syla reagon për mos hapjen e tregjeve: Populli i zhytur në skamje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, duke komentuar vendimin e Qeverisë për mos hapjen e tregjeve, ka thënë se derisa populli po zhytet në skamje të thellë, përfaqësuesit e institucioneve po e masin me peshoren e vet.

Ai ka shkruar në Facebook se tregu në Pejë që ka rreth 4 hektarë, ndërsa ai i kafshëve rreth 3 hektarë dhe në të gjithë këtë hapësirë nuk paska mundësi të zhvillohej tregti duke i respektuar të gjitha masat e përcaktuara.

“Përderisa populli po zhytet në skamje të thellë, pyetja për organet kompetente është: a ju dalin juve pagat në fund të muajit? Besoj po. Populli thotë po matni me "kutin" (peshoren) tuaj”, ka shkruar ai.