Rreth 150 milionë euro më pak të hyra në arkën e shtetit

Rreth 150 milionë euro më pak të hyra në arkën e shtetit

Rreth 150 milionë euro më pak këtë vit kanë mbledhur për arkën e shtetit dy institucionet dy institucionet financiare në vend.

Ndërsa, ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se për të hyrat edhe viti 2021 ka me qenë shqetësues për organizatat buxhetore, teka ka shtuat se për vitin 2020 do të ketë një rënie ekonomike deri minus 6.4 përqind. 

Në anën tjetër njohës të ekonomisë thonë se institucionet e shtetit janë përgjegjëse për plotësimin e hendekut buxhetor. 

Pandemia Covid-19, ka ndikuar që vetëm në Doganën e Kosovës të hyrat të shënojnë rënie mbi 100 milionë euro, ndërsa në ATK mbi 30 milionë euro. 

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress, se 12 përqind kanë shënuar rënie të hyrat në periudhën janar-gusht. 

“Si rezultat i pandemisë dhe rënies së konsumit ne kemi parë që në periudhën janar-gusht 2020 me periudhën e njëjtë 2019 dallimi është mbi 100 milionë euro. Gjatë kësaj periudhe që po flasim ne kemi pasur të grumbulluara 760 milionë euro, ndërsa në periudhën janar-gusht 2020 kemi 653 milionë, që nënkupton se janë më pak 107 milionë euro apo shprehur në përqindje janë rreth 12 përqind më pak”, pohon Stavileci.

Për gjendjen e rëndë të të hyrave, ministrja Bajrami po thotë se në bazë të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve(KASH), të hyrat për vitin 2021 do të jenë në nivelin e të hyrave me vitin 2019 për shkak të pandemisë. 

“Ne duke marrë parasysh të gjithë këta faktor sipas vlerësimeve të Departamentit të Makros pran Ministrisë së Financave vlerësimet në fund sugjerojnë për një rënie me të ndejshme të aktivitetit ekonomik ku rritja reale e Bruto Produktit për vitin 2020 pritet të shkoj deri në minus 6.4 përqind… Në vitin 2021 ajo që I shqetëson më shumë të gjithë udhëheqësit e organizatave buxhetore , është gjendja sipas të hyrave kthehet në vitin 2019 me shumë më pak milionë. Ndërkohë që shpenzimet për buxhetin në vitin 2021 parashihet të jenë rreth 2.44 miliardë euro”, theksoi Bajrami. 

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i gjejë mundësitë për mbulimin e hendekut buxhetor.

“Do të duhet të gjinden mundësitë nga ana e institucioneve të shtetit që të mbulohet dhe të mbyllet ky hendek buxhetor. Një pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare për kreditë e jashtme të cilat janë nënshkruar me institucionet financiare ndërkombëtare. Pra, mbylljen e boshllëkut në të hyrat buxhetore, ashtu që së paku një pjesë e projekteve infrastrukturore të mund të vazhdonin ashtu siç janë planifikuar për vitin 2020. Megjithatë, sërish këtu po ngecim në aspektin e zbatimit të këtyre projekteve edhe për shkak të veprimeve të ngadalta të institucioneve të vendit. 

Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka paraparë rënie të të hyrave mbi 230 milionë euro deri në fund të vitit.