13:42 / 28.09.2020
Publikohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin çmimet e shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-95, ЕUROSUPER BS-98, ЕURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) mbeten në të njëjtin nivel me javën e kaluar.
Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 do të jetë 60.50 (denarë/litër), ndërsa i EUROSUPER BS-98 62.50 (denarë/litër).
Me melodinë e Jusuf Gërvallës dhe në rrugët e Gjakovës prezantohet Renault Captur 2020!
Çmimi i vajrave ekstra të lehta do të jetë 49.50 denarë për litër.























