15:26 / 29.09.2020
Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për investim 10 mln dollarë në Termokos
Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit do të investojë 10 milionë dollarë në ndërmarrjen publike Termokos.
Drejtori i MCC’së për Kosovën, Petrit Selimi ka njoftuar përmes Twitterit se ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me drejtorin e Termokosin që hap rrugën për 10 milionë dollarë invesime në aktivitetit matës të ngrohjes së qytetit.
“Sapo nënshkrova një Memorandum Mirëkuptimi me drejtorin e Termokosit, duke hapur rrugën për 10 milionë dollarë investime në ngrohtoren e qytetit, me 12 mijë konsumatorë, 60 mijë radiator. Përkrahja financiare është donacion, pjesë e marrëveshjes fillestare me agjensinë qeveritare amerikane MCC e implementuar nga MCC Kosova”, ka shkruar drejtori i kësaj korporate./Express/























