Gërxhaliu: Mbledhja e sotme më shumë spektakël politik
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se është mirë që takohen dy qeveritë shqiptare, megjithatë, sipas tij, Kosovës dhe Shqipërisë nuk i mungojnë marrëveshjet por zbatimi dhe implementimi i tyre.
Takimi i sotëm në Tiranë, sipas Gërxhaliut është më tepër një spektakël politik sesa me një substancë politike dhe ekonomike.
Gërxhaliu: Mbledhja e sotme më shumë spektakël politik
“Po ndodhë kjo në kohën kur uniteti politik është në pikën më kritike. Sot qeveria ka maksimalisht 60 deputet dhe e tëra kjo këtij takimi i jep një epitet shumë më tepër medial, spektakël politik sesa me një substancë politike dhe ekonomike. Në këtë drejtim besoj që më e rrugës është që të kemi përgjegjësi për zbatim dhe jo vetëm nënshkrim dhe fotografim… Duhet të kuptohet se partneriteti bilaterale ka rëndësi të pa kontestuar dhe në këtë drejtim duhet të eliminohen barrierat... Në vazhdën e shumë marrëveshjeve që duhet të zbatohen duhet të jetë edhe ajo për liberalizimin e lejeve të punës, sepse jemi dy ekonomi komplimentare... Prandaj, në këtë drejtim duhet më tepër të jemi konkret, t’i eliminojmë barrierat sasa të mbajmë marketing politik dhe problemet të bartën nga viti në vit”, thotë Gërxhaliu.























