PBB-ja e Serbisë bie në tremujorin e dytë me 6.4%
BKT
Ekonomi

PBB-ja e Serbisë bie në tremujorin e dytë me 6.4%

Ekonomia e Serbisë u tkurr me 6.4% në bazë vjetore në tremujorin e dytë të vitit 2020, pas një rritjeje prej 5.1% në periudhën e mëparshme, treguan të dhënat nga Zyra e Statistikave të Serbisë (SORS).

Kjo ishte tkurrja më e madhe që nga tremujori i fundit i vitit 1999, për shkak të kufizimeve të imponuara për frenimin e pandemisë së koronavirusit. Në bazë tremujore të rregulluar sezonalisht, PBB u tkurr me 9.2%, pas një rënieje prej 0.5% në periudhën e mëparshme.

Në një raport tjetër, agjencia e statistikave me bazë në Beograd, tha se shkalla e papunësisë në Serbi ra në 7.3% në tremujorin e dytë nga 10.3% në periudhën korresponduese të vitit të kaluar, një rënie prej 2.4% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Numri i njerëzve joaktivë u rrit me 153.800, ose 5.7%, duke arritur në 2.831000, për shkak të krizës së koronavirusit.

Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore u ul në 52% nga 54.8% një vit më parë dhe shkalla e punësimit ra në 48.2% nga 49.2% në tremujorin e dytë të vitit 2019.


MË SHUME NGA Ekonomi