Rama: Rriten me 40% pagat për mjekët dhe 15% për arsimtarët
BKT
Ekonomi

Rama: Rriten me 40% pagat për mjekët dhe 15% për arsimtarët

Rama zyrtarizon rritjen e pagave për stafin mjekësor dhe arsimtarët.

Kryeministri konfirmoi në një dalje të posaçme për mediat se pagat e bluzave të bardha rriten me 40 për qind. Ndërkohë, pagat për mësuesit do të rriten me 15 për qind.

Rritja e pagave për mjekët, infermierët dhe arsimtarët do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit 2021.

“Rritja e Pagave për bluzat e bardha dhe arsimtarët në 1 janar 2021 është rezultat konkret i përpjekjeve të mëdha për të rritur mundësitë e Shqipërisë në shpërblimin e punës”, shprehet kreu i qeverisë.


MË SHUME NGA Ekonomi