Bajrami raporton për gjendjen e borxhit publik
Komisioni për Buxhet dhe Transfereve sot mban mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Raportim i Ministres së Financave znj. Hykmete Bajrami mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me Pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik;
3. Shqyrimi i Projektligjit nr.07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për siguriminë e ujit;
4. Shqyrimi i Projektligjit nr.07/L-030 për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim të shpejtë ndaj COVID-19;
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim;
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.07/L-036 për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan;
7. Miratimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor për vitin 2020;
8. Të ndryshme.
Vendi: C203 Koha: 10:00























