09:47 / 07.10.2020
Krasniqi në inspektim, kontrollon përmbajtjen e vajit të palmës
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, mëngjesi e së mërkurës ka vizituar disa markete për të parë nga afër përmbajtjen e vajit të palmës në produktet e qumështit.
Ai i shoqëruar nga Inspektorët e Inspektoratit të Tregut ka vizituar ETC-në Fushë-Kosovë, për të vazhduar më tej edhe nëpër markete të tjera raporton E.O.























