BB: Varfëria e skajshme në rritje për herë të parë pas 20 vitesh
BKT
Ekonomi

BB: Varfëria e skajshme në rritje për herë të parë pas 20 vitesh

Shifrat e varfërisë globale parashikohet se do të rriten për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh teksa pandemia i bashkëngjitet problemeve të mëparshme si konfliktet dhe ndryshimet klimatike, paralajmëroi Banka Botërore.

Institucioni financiar ka parashikuar se pandemia COVID-19 mund të shtyjë në varfëri të skajshme 88 deri në 115 milionë persona, në varësi të impaktit ekonomik.   

Varfëria e skajshme përkufizohet si jetesa me më pak se 1.60 euro në ditë.

Për shkak të pandemisë, rreth 9.4 për qind e popullsisë në botë mund të jetojë në varfëri ekstreme këtë viti, duke shënuar një rritje në krahasim me shifrën 9.2 për qind në 2017.

Ky do të ishte dhe regresi i parë që nga 1998, kur shumë vende aziatike po përballeshin me një krizë të thellë financiare, njofton euronews.albania.

Sipas parashikimeve, po të mos kish ndodhur pandemia, shkalla e varfërisë do të binte në 7.9 për qind në 2020.

“Në mënyrë që të ndryshohet kjo rrjedhë negative serioze mbi zhvillimin dhe progresin, vendet do të duhet të përgatiten për një ekonomi ndryshe pas COVID-19, duke lejuar që kapitali, fuqia punëtore dhe inovacioni të shkojnë drejt bizneseve dhe sektorëve të reja”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

Sipas raportit, vendet me të ardhura të mesme do të shohin një rritje të madhe të varfërisë, pasi parashikohet se rreth 82 për qind e atyre që do të jetojnë në varfëri ekstreme do të jenë pikërisht në këto vende.


MË SHUME NGA Ekonomi