Biznesi i vogëi ultimatum: Plotesoni 10 kërkesa ose hidhemi në grevë
Mbi 38 mijë biznese kanë shpallur falimentin dhe 120 mijë persona kanë humbur vendin e punës si pasojë e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Alarmi është dhënë nga Shoqata e Biznesit të Vogël, e cila fajëson drejtpërdrejt qeverinë për këtë kolaps ekonomik.
Shifra është rreth 38 mijë biznese të mbyllura sot. Sektorët më të goditur janë sidomos sektorët e shërbimeve. Të gjitha bizneset sot punojnë me 30% të kapacitetit.
Shoqata qe perfaqeson interest e biznesit te vogel i është drejtuar qeverisë me 10 kërkesa në mënyrë që të përballohet kriza e të ndihmohen bizneset.
Të përgjysmohen taksat dhe tarifat vendore, të cilat kanë pësuar rritje këto vitet e fundit, sidomos në qarqet dhe qytetet më të mëdha të vendit. Të rishikohen dhe kompesohen të gjitha faturat e energjisë elektrike dhe ujit të atyre bizneseve që u mbyllën gjatë pandemisë dhe u tarifuan me vlerën e muajve përkatës të vitit 2019..Të hartohet një ligj mbi faljen fiskale, njëlloj si Ligji i vitit 2017 me nr. 33, për pagesat dhe detyrimet tatimore dhe doganore, si dhe gjobat e vendosura nga çdo institucion tjetër shtetëror. Çdo biznes i vogël të financohet për këtë periudhë me 1200 Euro, për përballimin e krizës dhe për të nxitur rritjen e punësimit.
Biznesi i vogël i ka dhënë afat qeverisë 15 ditë që të përmbushë këto kërkesa, në të kundërt ata do të protestojnë dhe paralajmëruar edhe grevë urie.
Pas 15 ditëve ne do të fillojmë me ato që na jep ligji në forma të ndryshme, pavarësisht epidemisë, që nga greva, protesta, mbyllja e subjekteve, apo dalja dhe lypja në rrugë të Tiranës dhe të qyteteve të tjera se ku është katandisur biznesi dhe qytetarët.
Sipas shoqates një tjetër tregues i kolapsit financiar është borxhi në ekonominë shqiptare./VP























