17:40 / 12.10.2020
Austria e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit me BQK-në
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë Christoph Weidinger të cilin e njohu për zhvillimet në sektorin financiar dhe për të rejat e këtij sistemi me theks të veçant që nga shfaqja e Pandemisë Covid-19.
Ndërsa Ambasadori austriak përveç tjerash ka falënderuar Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe për informatat e ofruara në takim, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit austriak që të vazhdohet me bashkëpunimin dhe mbeshtetjën pèr BQK-në.























