22:04 / 12.10.2020
Alper Erbaş e Ilir Shala nënshkruan Marrëveshjen e Kyçjes
Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it, Alper Erbaş dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala nënshkruan të hënën Marrëveshjen e Kyçjes, konform Metodologjisë së Taksave të Kyçjes, për nenstacionet e reja:
- NS 220/10(20) kV - Malisheva dhe
- NS 110/10 (20) kV - Ferizaj 3.
Kjo nënkupton avancim të bashkëpunimit të dy kompanive në sektorin e energjisë elektrike, prej nga përfitues direkt janë qytetarët e Kosovës. Konkretisht, pas përfunditmit të këtyre projekteve do të kenë shërbime shumë më kualitative qytetarët e Malishevës dhe Ferizajt.























