Turqia me deficit prej 20.9 miliardë dollarë
BKT
Ekonomi

Turqia me deficit prej 20.9 miliardë dollarë

Qeveria qendrore e Turqisë postoi një deficit buxhetor prej 140.6 miliardë lira turke (20.9 miliardë dollarë) në periudhën janar-shtator, njoftoi sot Ministria e Thesarit dhe Financave.

Të ardhurat buxhetore të vendit u rritën me 11.6 për qind nga viti në vit, duke arritur në 729.4 miliardë lira turke (108.5 miliardë dollarë) në 9 muajt e parë të vitit 2020.

Të ndikuar nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), shpenzimet e buxhetit të vendit arritën në 870 miliardë lira turke (129.5 miliardë dollarë) nga janari në shtator, me një rritje prej 17.6 për qind në bazë vjetore.

Bilanci i buxhetit, duke përjashtuar pagesat e interesit, paraqiti një deficit prej 32.8 miliardë lira turke (4.9 miliardë dollarë).

Të ardhurat nga taksat arritën në 578.7 miliardë lira turke (86 miliardë dollarë) ndërsa pagesat e interesit ishin 107.8 miliardë lira turke (16 miliardë dollarë) në të njëjtën periudhë.

Shifrat mujore

Në shtator, bilanci i buxhetit regjistroi një deficit prej 29.7 miliardë lira turke (3.9 miliardë dollarë).

Të ardhurat e buxhetit të Turqisë arritën në 78.9 miliardë lira turke (10.5 miliardë dollarë) muajin e kaluar, me një rritje prej 25.1 për qind nga shtatori i vitit 2019.

Shpenzimet e buxhetit në muaj arritën në 108.6 miliardë lira turke (14.5 miliardë dollarë) që është për 34.4 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Përjashtuar pagesat e interesit, bilanci i buxhetit të qeverisë qendrore pa një hendek prej 13.5 miliardë lira turke (1.8 miliardë dollarë) muajin e kaluar.

Kursi mesatar i dollarit amerikan me lirën turke në shtator ishte 7.5154 ndërsa një dollar këmbehej mesatarisht me rreth 6.7263 lira turke gjatë periudhës janar-shtator 2020.


MË SHUME NGA Ekonomi