Inceneratori i Fierit në punë në dhjetor

Inceneratori i Fierit në punë në dhjetor

Inceneratori i Fierit, i cili ka qenë edhe kryedebati i javës që lamë pas mes mazhorancës dhe opozitës, është inspektuar këtë të dielë prej Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi.

Klosi nga fshati Verri deklaroi se ky incenerator, do të përfundojë në muajin dhjetor të këtij viti dhe jo vetëm që do të shërbejë për depozitimin dhe asgjësimin e mbetjeve urbane, por edhe për prodhimin e energjisë elektrike, si dhe do të jetë një vepër që do t'i shërbejë mjedisit të qarkut të Fierit dhe më gjerë.

Aktualisht punimet në këtë vepër vijojnë me instalimin e kaldajes që shërben për të kryer djegien e mbetjeve urbane.


MË SHUME NGA Ekonomi