
10:04 / 19.10.2020
Dita e 22 e grevës, përkeqësohet gjendja e grave naftëtare në Ballsh
Gjendja shëndetësore e grave naftëtare në Ballsh është përkeqësuar në ditën e 5 të grevës së tyre.
Dy prej grevisteve janë paraqitur me tension të lartë, teksa të gjitha i kanë rezistuar të ftohtit dhe sëmundjeve që kanë.
Mjekët sapo kanë mbërritur në ambientet ku po mbahet greva, njofton oranews.
Sakaq greva ka prekur ditën e 22, por edhe pa asnjë reagim nga asnjë palë. Grevistet mbështeten nga kolegët e tyre që qëndrojnë jashtë ambienteve.
“Katër netë kanë qenë të vështira. Kemi bërë rezistencë dhe nuk kemi pranuar as mjekët. Nuk ka asnjë reagim dhe nuk e dimë se çfarë duan nga ne”, mësohet të kenë thënë grevistet.