Kurtishaj,turistëve nga Shqipëria:Kosova ka shumë vende për turizëm dimror

Kurtishaj,turistëve nga Shqipëria:Kosova ka shumë vende për turizëm dimror

Rreth 60 pushues nga Shqipëria këto ditë po qëndrojnë në Kosovë, të cilët do t’i vizitojnë edhe disa nga bukuritë natyrore të Kosovës.

Ardhja e tyre është duke i paraprirë fushatës “Pusho Shqip”, ndërmjet të dyja vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë e cila është prezantuar ditë më parë nga ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, vlerësoi se ardhja e këtij grupi nga Shqipëria është shumë me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e turizmit.

"Frytet e marrveshjes Kosovë Shqipëri për turizëm po i shohim tani. Grupi me më shumë se 60 pushues nga shteti amë, konkretisht nga Kompleksi Fafa arriti në Kosovë të cilët i pritëm së bashku me ambasadorin  Qemal Minxhozi. Ky grup turistik po viziton disa destinacione ku veqohen Prizreni, Prishtina e Prekazi legjendarë, tha ai sot në RTK.

Kurtishaj ka ftuar bizneset e Shqipërisë që të shikojnë nga Kosova  "Unë e ftoj qytetarët e Shqipërisë që të vizitojnë Kosovën dhe jo vendet e tjera të rajonit. Kosova ofron shumë mundësi për shijim të turizmit dimror. Ne do t'i presim si vellëzër. Unë kam biseduar me ministrin Klosi dhr kam kërkuar nga ai që nxësit nga Shqipëria të vizitojnë Kosovën dhe jo vendet e tjera", tha ai.

Ai tha se do të vazhdojnë edhe në të ardhme të kontribuojnë në nxitjen e turizmit ndërmjet të dyja vendeve.

Sipas tij bizneset nga Kosova duhet të lirojnë çmimet dhe të bajnë çmimet konkurente në rajon.

“Është nder i veçantë që na e ka bërë Ambasadori Minxhozi me prezencën e tij, por sigurisht ndihem shumë i lumtur që pas një situate shumë të rëndë që patëm dhe kemi me pandeminë e Coronavirusit, sot për herë të parë po bëjmë edhe pritjen e grupit të parë në Prishtinë në shenjë falënderimi që ju po e bëni për vëllezërit nga Kosova gjatë gjithë sezonit veror”, tha Kurtishaj.