Gjermania zë vendin e parë me investime direkte në shtetin e Kosovës

Gjermania zë vendin e parë me investime direkte në shtetin e Kosovës

Shteti i Gjermanisë vazhdon të mbajë primatin sa i përket investimeve direkte në Kosovë.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një publikimi nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, bazuar në buletinin e rregullt mujor të Bankës Qendrore në Kosovë, për muajin shtator të këtij viti.

Ndër të tjerash u tha se Gjermani vazhdon të jetë një prej shteteve më të rëndësishme për Kosovën, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe si atdheu i dytë i shtetasve kosovarë në këtë vend.

Publikimi i plotë, pa ndërhyrje:

Gjermania mban vendin e parë me investime direkte në Kosovë!

Në buletinin e rregullt mujor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin shtator 2020, Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të Investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës.

Gjermania vazhdon të jetë një prej shteteve më të rendesishme për Kosovën jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe si atdheu i dytë i shtetasve tanë të cilët përnga numri janë më së shumti në këtë shtet.


MË SHUME NGA Ekonomi