VIDEO-Kosova menaxhoi mirë problemet ekonomike të ndikuara nga pandemia

VIDEO-Kosova menaxhoi mirë problemet ekonomike të ndikuara nga pandemia

Massimiliano Paolucci, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, tha se pandemia do të shtyejë këtë vit më shumë njerëz në varfëri ekstreme (ata që jetojnë me më pak se $1.90 në ditë).

"Kosova ka pasur rritje ekonomike me mbi 4 për qind në vitet e kaluara, por pandemia ka ndikuar që të kemi tkurrje ekonomike", tha ai sot në RTK.

Ai vlerësoi se nëse vaksina zhvillohet, ekonomia do të konsolidohet që në vitin 2021.

Ndryshe sipas BB-së pandemia do të ndikojë të varfërit nëpërmjet humbjes së vendeve të punës, humbjes së remitencave, çmimeve të ngritura, dhe çrregullimeve në shërbime si arsimi dhe kujdesi shëndetësor. 

Banka Botërore po përkrah Kosovën në rritjen e mbulueshmërisë së skemës së asistencës sociale, mobilizimin e fondeve për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, ruajtjen e kapitalit njerëzor të vendit duke zhvilluar diagnostikimin dhe shërbimet shëndetësore, si dhe duke garantuar qasje në shërbimet arsimore.


MË SHUME NGA Ekonomi