Prodhuesi i çipave nga Koreja e Jugut do të blejë njësinë NAND të Intel
BKT
Ekonomi

Prodhuesi i çipave nga Koreja e Jugut do të blejë njësinë NAND të Intel

Prodhuesi gjigand koreano-jugor i çipave SK Hynix Inc. njoftoi se do të blejë biznesin e njësisë së memories NAND të gjigantit amerikan Intel Corporation.

SK Hynix Inc. është prodhuesi i dytë më i madh i çipave në vend. Marrëveshja midis Koresë së Jugut dhe kompanisë nga SHBA, pasi të vuloset, do të jetë blerja më e madhe e vendit nga cilado kompani koreane me rreth 9 miliardë dollarë, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Kjo do ta bënte kompaninë koreano-jugore prodhuesin e dytë më të madh në botë të çipave NAND.

Sipas marrëveshjes, SK Hynix do të paguajë shumën deri në vitin 2025, duke plotësuar pjesën më të madhe të saj deri në vitin 2021.

Kompania nga Koreja e Jugut do të blejë të gjithë biznesin NAND të Intelit, përveç njësisë së saj të memories Optane. Marrëveshja përfshin biznesin e Intel (SSD) dhe fabrikën e saj në Dalian të Kinës.

"Jam i lumtur të shoh SK Hynix dhe divizionin NAND të Intel, të cilët kanë udhëhequr inovacionin e teknologjisë NAND flash, duke punuar së bashku për të ndërtuar të ardhmen e re", tha Lee Seok-hee, drejtori ekzekutiv i SK Hynix.

"Duke marrë forcat dhe teknologjitë e njëri-tjetrit, SK Hynix do t'i përgjigjet në mënyrë aktive nevojave të ndryshme nga klientët dhe do të optimizojë strukturën tonë të biznesit, duke zgjeruar portofolin tonë inovativ në segmentin e tregut NAND flash, i cili do të jetë i krahasueshëm me atë që kemi arritur në DRAM."

SK Hynix Inc. theu rekordin e mëparshëm të marrëveshjes së Koresë së Jugut të Samsung Electronics Co. në vitin 2016 për të blerë Harman International Industries Inc. për 8 miliardë dollarë.


MË SHUME NGA Ekonomi