
Flet avokati i të dyshuarit që vodhi 2 milionë euro nga Thesari
Avokati, Veton Rrecaj, i të dyshuarit, Labinot Grudaj, për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, shkruan IndeksOnline. Rrecaj pas seancës tha se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë relevante që mbështet këtë vepër.
Rrecaj tha se vendimi për paraburgimin e të dyshuarit pritet pas orës 13:00.
“I mbrojturi është i dyshuar, nuk është i akuzuar, për një vepër për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
Porkuroria nuk na paraqiti asnjë provë relevante që do ta mbështeste një vepër të tillë, dhe nuk e argumtentoj.
Ai dyshohet se një transaksion të 2 milionë eurove.
Jemi duke pritur vendim dhe shpresojmë që Gjykata të mos caktoj masën e paraburgimit. Do doja ta pysja ministren se ku janë ato mjete pasi thotë se janë të sigurta.
Në pretendimet e Prokurorisë thuhet se mjetet janë tërhjekur dhe nuk janë të sigurta.
Vendimi pritet pas orës 13:00, besojmë në drejtësi dhe pafajtësi”, tha ai.