​Ministria e Bujqësisë ekzekuton pagesat për kompensimin e dëmeve

​Ministria e Bujqësisë ekzekuton pagesat për kompensimin e dëmeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka bërë të ditur sot, se janë realizuar pagesat për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ndaj kulturave bujqësore për periudhën janar-qershor 2020.

Pagesat janë ekzekutuar për 2.354 bujq në vlerë 2 milionë euro në 21 komuna: Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas, Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Kamenicë, Klinë, Istog, Pejë, Prizren, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Shtime dhe Leposaviq.