ExxonMobil paralajmëron shkurtime të vendeve të punës

ExxonMobil paralajmëron shkurtime të vendeve të punës

Kryeshefi i korporatës ExxonMobil, Darren Woods, ka paralajmëruar për mundësinë e shkurtimit të vendeve të punës për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në industrinë e naftës.

“Këto janë periudha të vështira. Jemi duke marrë vendime të vështira, disa prej të cilave do të rezultojnë në largimin e miqve dhe kolegëve nga kompania”, tha Woods në një mesazh të shkruar për punonjësit pas një takimi me ta për të diskutuar gjendjen aktuale të industrisë së naftës dhe gazit.

“Ne e dimë që ndikimi i pandemisë në industri është i paprecedentë. Kërkesa e reduktuar është afërsisht pesëfishi i rënies së parë me krizën financiare të vitit 2008”, shpjegoi Woods, duke shtuar se megjithëse situata është e përkohshme, ritmi i rimëkëmbjes është i pasigurt.

Duke lavdëruar "rezultatet e shkëlqyera operative", pavarësisht shkatërrimit të paprecedentë të kërkesës, Woods përsëriti domosdoshmërinë e qëndrimit të shkathët në përgjigje të kushteve në zhvillim të tregut.

Nevojiten investime të konsiderueshme

Woods tha se ExxonMobil vlerëson se kërkesa globale për naftë do të rritet me 0,6 për qind në vit dhe kërkesa për gaz me 1,3 për qind.

Prandaj, konkludoi ai, prodhimi i ri i naftës duhet të rritet me gati 8 për qind në vit dhe gazi natyror me 6 për qind duke marrë parasysh normat e zbrazjes.