Pagesat me kartela online rriten në 48 për qind

Pagesat me kartela online rriten në 48 për qind

Në muajin shtator vlera totale e pagesave me kartela online në Turqi u rrit në 48 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Qendrës Ndërbankare të Kartelave (BKM) të Turqisë, muajin e kaluar shifra arriti në 25 miliardë lira turke (rreth 3.3 miliardë dollarë), pasi blerjet online shënuan rritje muajt e fundit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Pagesat online më së shumti shënuan rritje në tregjet ushqimore dhe në sektorin e elektronikës së konsumit, përkatësisht me një rritje prej 196 për qind dhe 146 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pagesat totale përmes kartelave bankare po ashtu u rritën në 25 për qind në të njëjtën periudhë, duke arritur në 106.4 miliardë lira (14 miliardë dollarë).

Pjesa e pagesave online dhe ajo e përgjithshme përmes kartelave u rrit në 23 për qind, krahasuar me shtatorin e vitit 2019 kur ishte 18 për qind.