WEF: Deri në vitin 2025, gjysma e punëve do të bëhet nga robotët

WEF: Deri në vitin 2025, gjysma e punëve do të bëhet nga robotët

Gjysma e të gjitha detyrave/proceseve të punës do të bëhen nga makineritë deri në vitin 2025, një ndryshim që mund të përkeqësojë pabarazinë, parashikon një raport i Forumit Ekonomik Botëror (WEF)

Sipas WEF një “revolucion robotik” do të krijonte 97 milionë vende pune në të gjithë botën, dhe do të shkatërronte po aq, duke lënë disa komunitete në rrezik.

Punët rutinore ose manuale në administratë, si dhe përpunimi i të dhënave janë vendet e punës më të kërcënuara nga automatizimi, tha WEF.

Hulumtimi i Forumit përfshiu 300 nga kompanitë më të mëdha në botë, të cilët ndërmjet tyre punësojnë tetë milion njerëz në të gjithë botën.

Më shumë se 50% e punëdhënësve të anketuar thanë se prisnin me padurim automatizimin e disa roleve në kompanitë e tyre, ndërsa 43% mendonin se kishte gjasa të ndërprisnin vendet e punës për shkak të teknologjisë.

WEF tha se pandemia kishte përshpejtuar miratimin e teknologjive të reja, ndërsa kompanitë kanë kërkuar të ulin kostot dhe të miratojnë mënyra të reja të punës.

Hulumtimi paralajmëroi se punëtorët tani përballen me një kërcënim të dyfishtë nga “automatizimi i përshpejtuar dhe pasojat nga recesioni i Covid-19”.

Forumi Ekonomik Botëror tha se aktualisht rreth një e treta e të gjitha detyrave të punës trajtoheshin nga makineritë, me njerëzit që bëjnë pjesën tjetër, por deri në vitin 2025 ekuilibri do të zhvendosej.

Pozicionet e punës që mbështeten në aftësitë njerëzore si këshillimi, vendimmarrja, arsyetimi, komunikimi dhe bashkëveprimi do të kenë një rritje kërkese.

Do të kishte gjithashtu një “rritje” të kërkesës për punëtorë për të zënë vendet e punës në ekonominë e gjelbër, dhe role të reja në fusha si inxhinieria dhe informatika./BBC