Qeveria sllovene rishikon projektbuxhetin 2021

Qeveria sllovene rishikon projektbuxhetin 2021

Qeveria e Sllovenisë ka miratuar një propozim për të ndryshuar buxhetin e shtetit për vitin 2021, duke parashikuar një deficit ekuivalent me 5.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt një teprice prej 1.2% të vlerësuar fillimisht, tha ajo.

"Në projektbuxhetin për vitin 2021, ne planifikojmë të ardhura me vlerë prej afro 10.72 miliardë eurosh (12.6 miliard $), që është 3.5% më pak se në buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm. Shpenzimet janë planifikuar të arrijnë rreth 13.47 miliardë euro, ose 28.8% më shumë sesa në buxhetin e miratuar për vitin 2021”, tha qeveria në një deklaratë të mërkurën. 

Tavani i lejuar për shpenzimet e qeverisë së përgjithshme në vitin 2021, u ngrit në 24.9 miliardë euro, tha qeveria. 

Qeveria e Sllovenisë miratoi gjithashtu një projektbuxhet për vitin 2022, i cili parashikon të ardhura prej 11.01 miliardë eurosh, 2.6% më shumë sesa në projekt-ndryshimet në buxhet për vitin 2021, ndërsa shpenzimet do të ulen me 6.5% në 12.6 miliardë euro, vuri në dukje qeveria. 

Në këtë mënyrë, deficiti buxhetor i vitit 2022 u vlerësua në 1.59 miliardë euro ose 3.1% e PBB-së së parashikuar. 

Propozimet u nënshtrohen miratimit nga Parlamenti slloven. 

Në nëntor, Parlamenti i Sllovenisë miratoi një projekt të buxhetit të shtetit për vitin 2021, duke parashikuar një shpenzim prej 10.45 miliardë eurosh dhe 11.1 miliardë euro të ardhura, duke rezultuar në një suficit prej 657 milionë eurosh, ose 1.2% të PBB-së.