KEK: Miniera asnjehërë nuk ka operuar më mirë dhe më sigurt

KEK: Miniera asnjehërë nuk ka operuar më mirë dhe më sigurt

KEK njofton opinionin se miniera këtë vitë ka arritur rezultatet më të mira që nga pas lufta dhe rezultatet janë evidente. Njëherit edhe niveli i sigurisë në punë dhe operime ditore është në shkallën më të lartë të mundahme! Prandaj ju sigurojmë se gjendja në minierën e KEK-ut është më stabile se asnjëher me parë.

Ndërsa sa i përket raportimeve në disa media kinse ka djegje të qymyrit tash e 10 ditë! Kjo nuk është e vërtet. Në fakt djegje të vogla të qymyrit ne sipërfaqe të ndryshme ndodhin që nga fillimi i operimeve në vitin 1954 sepse kjo është pjesë normale e procesit në të gjitha minierat e hapura!

KEK për hirë të së vërtetës shpalos foto të çastit nga miniera Sibovc Jug-Perendim!

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete