VIDEO-KEDS me këshilla për sigurinë në vendin e punës në disa shkolla
Venera Xhoxhaj, RTK
Nxënësit e shkollave të mesme teknike, kanë mësuar e marrë këshilla nga profesionistët për sigurinë në vendin e punës dhe shëndetin. KEDS me ekipin e ingjinerëve ka vizituar disa komuna në kuadër të javës së mbrojtjes në vendin e punës.
Raportimet për lëndime të punëtorëve në vendin e punës nuk janë qenë të pakta. Madje kishte edhe raste që përfunduan me fatalitet.
Për të ulur shifrat e këtyre fatkeqësive, profesionistët vlerësojnë se duhet dhënë informata para se të rinjtë të dalin në tregun e punës.
Buzhala tregoi se target kanë shkollat e mesme teknike, ato nga të cilat dalin punonjës te elektronikës.
Ingjinieri Izia Mjeku po përpiqet që njohuritë profesionale t’I ndaj me kolegët e ardhshëm nga shkolla e mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj.
Mjeku thotë se siguria në punë nuk është në nivelin e kënaqshëm në vend prandaj edhe infomacionet me kohë janë shumë të rëndësishme.
Kjo fushatë për vetëdijësimin e të rinjëve për mbrojten dhe sigurinë në punë do të vazhdoj edhe më tutje nëpër të tjera komuna.























