Greva e naftëtarëve, shoqëria civile në mbështetje të tyre
BKT
Ekonomi

Greva e naftëtarëve, shoqëria civile në mbështetje të tyre

Gjashtëdhjetë e dy organizata të shoqërisë civile në Shqipëri janë bërë bashkë në mbrojtje të të drejtave të naftëtarëve të Ballshit.

Përmes një letre të hapur dërguar kryeministrit Edi Rama, ministres Belinda Balluku, ministres së Ekonomisë dhe asaj të Shëndetësisë kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga Shteti Shqiptar, për zgjidhjen e kërkesave të grave dhe burrave naftëtarë të Rafinerisë në Ballsh, bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë në kuadrin e të Drejtave dhe Lirive Ekonomike e Sociale, si dhe në të gjitha aktet Ndërkombëtare.

Çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të drejtat e punëtorëve, që duhet të garantohen e mbrohen nga shteti shqiptar, të drejta të cilat në Ballsh janë shkelur rëndë.

Çështjen e mbrojtjes së të drejtave social-ekonomike të punonjësve të cilat shkelen nga persona juridikë privatë që veprojnë në territorin e Shqipërisë. Edhe në këto raste shteti shqiptar ka përgjegjësi për garantimin e këtyre të drejtave dhe mbrojtjen e punonjësve nga abuzimet, pavarësisht se kanë ardhur nga persona privatë.

Problemi i marrjes së pagave nga naftëtarët është çështje që zgjidhet me fuqinë e shtetit, i cili duhet të garantojë se të drejtat në punë të shtetasve të tij janë respektuar nga punëmarrësit privatë”, thuhet në letrën dërguar institucioneve më të larta të shtetit shqiptare.

Në letër nënvijëzohet se e gjithë ngjarja në Ballsh tregon për shkelje të vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve në mënyrë të veçantë, shkeljen e së drejtës për të pagë e shpërblim për punën e kryer,  shkeljen e parimit të sigurisë juridike, duke mos u njohur punonjësve të drejtat e  fituara, duke mos u garantuar një punë dhe duke mos i lejuar të rifillojnë punë në Rafineri, punonjësit grevistë, njofton euronews.albania.

“Për sa më sipër, i kërkojmë Qeverise Shqiptare:

Të respektojë dhe të mbrojë të punësuarit e Rafinerisë  së Ballshit, duke dëgjuar pretendimet e tyre;

Të kryejë sa më parë mbledhjen me forcë të detyrimeve financiare nga personi juridik përgjegjës për shkeljet dhe të detyrojë atë të kryejë shpërblimet e duhura në favor të naftëtarëve;

Të garantojë mjetet për jetesë  për secilën  familje, e cila ka mbetur pa të ardhura  dhe pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tyre,  duke ofruar mbështetje me ndihma financiare të menjëhershme deri në rifillimin e një pune të denjë për ta”, thuhet në letrën e organizatave të shoqërisë civile.

Lista e organizatave që kanë shkruar letrën në mbështetje të naftëtarëve

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare

Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare

Linja e Këshillimit për Gra e Vajza

Aleanca LGBT

Refleksione

Gratë në Shërbim Publik

QZHK “Sot për të Ardhem”

Qendra Psiko Sociale "Vatra"

Qendra Burimore e Mjedisit Shqiperi

Partneret Shqiperi per Ndryshim dhe Zhvillim

Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim

Gruaja tek Gruaja, Shkodër

Shoqata Gender Paqe e Siguri

Qendra "Agritra-Vizion''

Rrjeti per Demokraci i Grave ËDN Albania

Qendra per Progres Rinor Kukes 

Qendra Levizja Rinore per Demokraci Puke 

Qendra e Zhvillimit te Shoqerise Civile, Durres

Epoka e Re, Fier

Komiteti Shqiptar i Helsinkit 

Ne dobi te shtresave ne nevoje dhe personave me aftesi te kufizuara, Elbasan

IRCA ROMANIPE

Qendra për të Drejtat e Gruas Rome

Intelektualet e rinj, Shprese

GO2_Organizate per Planifikim te Qendrueshem Urban

YËCA

Qendra per Zhvillim dhe Promovim Social

New Impact Association

CRCA/ECPAT 

Ambasada PINK

Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut

Fondacioni MUZEU I GRAVE

Streheza per gra dhe vajza

Qendra Rinore e Vlores

Forumi Civil Selenice

Institute for the Promotion of Social and Economic Development 

Rromano Kham

Shoqata e Gruas Jona, Sarande 

Qendra Gruaja Komuniteti Mjedisi, Roskovec

Qendra e Gruas "Hapa te Lehte", Shkoder 

Resurset ne Zhvillim

Qendra Traditë-Art-Libra 

Shoqata Projekte Vullnetare Nderkombetare (PVN Albania)

Gruaja në Integrim, Shkodër   

Rromani Baxt Albania 

YMCA – Shkoder

Agjencia e Zhvillimit Ekonomik te Qendrueshem  (SEDA)  

Down Syndrome Albania Foundation

Dea

Qendra per Zhvillim Bashkepunim Integrim

Qendra per Zhvillimin e Grave Rurale

Te Ndryshem &Te Barabarte

Observatori per te Drejtat e Femijeve dhe te Rinjve

Qendra Mjedisore per Zhvillim Edukim dhe Rrjetezim (EDEN) 

Ne Dobi te Gruas Shqiptare

Shoqata per Integrimin e Zonave Informale, Kamez

MEDPAK, Librazhd

Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillim

Shoqata Gender, Paqe e Siguri

Mary Ward Loreto

Shoqata Disutni Albania


MË SHUME NGA Ekonomi