13:07 / 26.10.2020
Vushtria ndan 250 mijë euro ndihmë ekonomike financiare për biznese
RTKlive
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka njoftuar se Komuna do të ndajë nga buxheti i saj 250.000 euro ndihmë ekonomike financiare për mikro bizneset, bizneset individuale, zejtarët, transportuesit, autotaxi, gastronomi, kopshte-çerdhe, riparime servisime etj, që u prekën gjatë pandemisë Covid19 .
"Sot është shpallur thirrja për aplikim për ndihmë financiare të biznesit të vogël të ndikuara nga pandemia Covid 19 . Vizitoni faqen Komunës për informata të hollësishme", ka shkruar Tahiri në "Facebook":.























