Xhaçka: Buxheti i mbrojtjes këtë vit afro 12 për qind më i madh

Xhaçka: Buxheti i mbrojtjes këtë vit afro 12 për qind më i madh

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se mbuxheti për mbrojtjen vitin e ardhshëm do të vijojë si në vlerë nominale ashtu edhe në përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ai do të 1.5 përqind e PBB në vitin 2021 në përputhje me angazhimet në Samitin e Uellsit. Zonja Xhaçka tha se pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia po i përmbahemi angazhimit për rritje me 2.7 mld lekë më shumë ose 11.8 përqind më i lartë se viti 2020.

Buxheti i këtij viti mbështet shpenzimet për personelin, arsimimin, modernizimin, operacionet brenda e jashtë vendit etj. Buxheti i vitit 2021 do të mbështesi modernizimn e njësive luftuese si Forcat Speciale, Batalionin Komando, batalioni i dytë i këmbësorisë etj si dhe stërvitjet e përbashkëta
mes tyre “Defender – 2021”, stërvitja dypalëshe me SHBA, më e madhja e zhvilluar në Shqipëri.
Ministrja bëri të ditur se është rikthyer kompensimi i ushqimit për 4 mijë efektivë të FA, që u hoq nga qeveria Berisha në 2013, pak ditë para dorëzimit të pushtetit./RTSH


MË SHUME NGA Ekonomi