Hekurudha Tiranë-Durrës, gati pas 2.5 vitesh

Hekurudha Tiranë-Durrës, gati pas 2.5 vitesh

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë punimet për rehabilitimin e hekurdhës Tiranë-Durrës  dhe degëzimin e ri drejt aeroportit të Rinasit, duke i hapur rrugën ndërtimit të një prej veprave më të rëndësishme hekurudhore në vend. 

Sipas njoftimit zyrtar të BERZH, fituese është shpallur kompania italiane INC S.P.A me një ofertë prj 69.69 mln euro, ndërkohë që kohëzgjatja e kontartës do të jetë 30 muaj, çka do të thotë se që nga nënshrkimi i saj punimet do të zgjatin 2 vite e gjysmë. Në garë morën pjesë dhe 2 kompani të tjera që dorëzuan oferta më të larta, me përkatësisht 92.2 dhe 92.5 mln euro.

Banka Europiante për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë veprën me një hua prej 36.87 mln euro, ndërkohë që përverç kësaj kredie Bashkimi Europian ka akorduar një grant prej 35.4 mln euro për realzimin e veprës.  Linja hekurudhore ekzistuese ka një gjatësi prej 34,17 km linje hekurudhore, ndërsa degëzimi  i ri fillon në km e 27-të nga Durrësi dhe përfundon me një terminal pasagjerësh në Aeroportin “Nënë Tereza”, me një gjatësi prej 5 km. Sipas projektit, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h, ndërkohë që pavarësisht se nuk është vendosur ende, çmimi i biletës pritet të kushtojë 1-1.2 euro.


MË SHUME NGA Ekonomi