Aeroporti Heathrow në Londër humb përball De Gaulleit në Paris

Aeroporti Heathrow në Londër humb përball De Gaulleit në Paris

Britanikët kanë humbur kryesimin në listën si aeroporti më i ngarkuar në Europë për t’ia lënë stafetën Francës. Deri në fund të Shtatorit, Parisi kishte pritur 19.27 milionë pasagjerë, duke kaluar Heathrown që kishte pritur 18.97 milionë – thonë statistikat.

Aeroporit i Heathrowt në Londër ka humbur vendin e tij si aeroporti më i ngarkuar i Europës. Ai u tejkalua nga Charles de Gaulle i Parisit.

Numri i udhëtarëve që kalojnë përmes Charles de Gaulleit e tejkaloi atë të Heathrowt, ndërsa humbjet në aeroportin britanik u rritën në 1.5 miliardë paund në nëntë muajt e parë të vitit 2020. Heathroë kritikoi rëndë qeverinë për “progres të ngadaltë” në krahasim me rivalët e tij sa i përket testimeve për Koronavirus.

Heathroë çeli ambientin e tij të parë të testimit të shpejtë javën e kaluar për pasagjerët që udhëtonin nga Londra në Hong Kong, por mungesa e disa masave për pasagjerët që shkojnë ose vijnë nga destinacione të tjera, do të thotë që shumë janë të rrezikuar nga periudhat e karantinës me mbërritjen në Mbretërinë e Bashkuar ose vende të tjera.

Deri në fund të Shtatorit, Parisi kishte pritur 19.27 milionë pasagjerë, duke kaluar Heathrown që kishte pritur 18.97 milionë. Në vijim janë – Aeroporti i Amsterdamit me 17.6 milion dhe Frankfurti me 16.16 milion.

Ndërkohë, të ardhurat e Heathrowt në tremujorin e tretë të vitit ranë 72% krahasuar me 2019-ën. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shumë aeroporte të tjerë dhe kompani ajërore, ndaj edhe kërkojnë ndihmë më të madhe nga qeveritë përkatëse.

Të dhënat tregojnë se Heathrow kishte qenë aeroporti më i ngarkuar i Europës që menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur Forcat Ajrore Mbretërore ia dorëzuan qeverisë për t’u bërë një aeroport civil.