12:15 / 29.10.2020
Autostrada Digjitale e Ballkanit
Operatorët e transmisionit të energjisë elektrike nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Italia, Greqia dhe Letonia janë mbledhur virtualisht për takimin e tretë rajonal të iniciativës Autostrada Digjitale e Ballkanit, të përkrahur nga Banka Botërore.
Ata kanë diskutuar gjendjen e tashme dhe hapat e ardhshëm për inicitiavën, si dhe përparimin e bërë në secilin vend në fushën e shfrytëzimit të përbashkët të infrastrukturës.
Që nga takimi i kaluar, kompanitë kanë filluar disa dialogje ndër-kufitare për të përmirësuar ndërlidhjen. Pjesmarrësit po ashtu kanë diskutuar aspektet e sigurisë kibernetike relevante për operatorët e rrjetave të rrymës elektrike dhe janë pajtuar për punën që do të bëhet në sigurinë kibernetike.
Po ashtu janë pajtuar për të filluar studimet e fizibilitetit për Autostradën Digjitale të Ballkanit në muajt në vijim, si dhe për të mbetur në kontakt me njëri tjetrin.























