Të ardhurat e industrisë ajrore mund të bien pothuajse në gjysmë
BKT
Ekonomi

Të ardhurat e industrisë ajrore mund të bien pothuajse në gjysmë

Të ardhurat e industrisë ajrore në vitin 2021 pritet të shënojnë ulje për 46 për qind krahasuar me 2019-tën, vitin e fundit para pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) me qendër në Gjenevë, shifra arriti në 838 miliardë dollarë vitin e kaluar. 

Duke theksuar se analizat e mëparshme thanë se të ardhurat nga viti 2021 do të ulen rreth 29 për qind nga viti i kaluar, IATA tha se rimëkëmbja e kërkesës u vonua për shkak të efekteve të zgjatura të pandemisë COVID-19.

Sipas pritjeve të organit të aviacionit, trafiku ajror në vitin 2020 do të shënojë një rënie prej 66 për qind krahasuar me vitin 2019.

Shefi ekzekutiv i IATA-s, Alexandre de Juniac, paraqiti një përfytyrim të zymtë, duke theksuar se tremujori i katërt i këtij viti do të jetë "jashtëzakonisht i vështirë". Ai pret që gjysma e parë e vitit 2021 të jetë dukshëm më e mirë.

Duke paralajmëruar se rreth 1,3 milionë vende pune në linja ajrore janë në rrezik nëse qeveritë nuk veprojnë shpejt, Juniac tha se mungesa e veprimit do të ketë një "efekt domino, duke vënë në rrezik 3,5 milionë vende pune shtesë në sektorin e aviacionit, së bashku me 46 milionë njerëz të tjerë të ekonomisë më të gjerë, punët e të cilave mbështeten nga aviacioni".


MË SHUME NGA Ekonomi