09:10 / 30.10.2020
Kosova goditet rëndë nga COVID-19, Bajrami thotë se është tkurrur ekonomia
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se si pasojë e pandemisë COVID-19, ekonomia mund të tkurret për 6.7 për qind.
“Ekonomia e vendit pritet të tkurret mbi 6.7 për qind, efekti negativ i pandemisë mendohet që ka arritur kulmin. Gjatë vitit 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet me një normë reale mbi trendin e vet historik mbi 5.3%”, ka thënë Bajrami.
Në këtë mbledhje, sot pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë.























