15:27 / 30.10.2020
Guvernatori Mehmeti uron popullin turk për Ditën e Republikës
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar popullin turk për Ditën e Republikës.
Në mesazhin e urimit dërguar Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, Guvernatori Mehmeti ka uruar popullin turk për këtë ditë të veçantë, Ditën e Republikës.
Nëpërmjet këtij urimi, Guvernatori Mehmeti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për përkrahjen e shtetit të Turqisë ndaj Republikës së Kosovës, e në veçanti mbështetjen për ekonominë e Kosovës.























