Bordi i Përkohshëm i KEK-ut aprovon planin afarist dhe buxhetin për 2021-n

Bordi i Përkohshëm i KEK-ut aprovon planin afarist dhe buxhetin për 2021-n

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga Musa Misini me drejtorët Petrit Ibraj, Fadil Hoxha, Fatime Grajqevci dhe u.d. KE, Luigj Imeri, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt me ç’rast ka shqyrtuar dy dokumentet kryesore strategjike të korporatës.

Në komunikatën e lëshuar pas këtij takimi thuhet: “Konform rendit të ditës, Bordi i Përkohshëm i KEK sh.a. ka shqyrtuar planin afarist dhe planin e buxhetit për vitin 2021. Pas prezantimit të mirëfilltë të këtyre dy dokumenteve nga ana e menaxhmentit të KEK-ut, Bordi i Përkohshëm ka miratuar të dy dokumentet, në përputhjet me afatet kohore që rrjedhin nga ligji për ndërmarrjet publike”.

Tutje Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operative ashtu edhe në atë financiar.


MË SHUME NGA Ekonomi