Bordi i Telekomit: Veprimet e Blerim Devollit janë antikombëtare

Bordi i Telekomit: Veprimet e Blerim Devollit janë antikombëtare

Bordi i Perkohshëm Drejtues në krye me Mehmet Berisha, Kryesues, reagon me rastin e bllokimit të llogarive bankare dhe tërheqjes së mjeteve të ndara për pagat e punëtorëve dhe shërbimet tjera të domosdoshme për mbijetesen e Telekomit.

Bordi i Përkohshëm Drejtues i cilëson si tinzare të pa përgjegjshme dhe anti kombëtare veprimet e fundit të kompanisë Dardafon në krye me Blerim Devollin. Veprime këto të cilat rrezikojnë sigurinë nacionale dhe të shërbimeve tjera të domosdoshme në këtë kohë të emergjencave shëndetësore. Për më tepër po rrezikohet ekzistenca e më se 2300 familjeve.

Opinioni duhet ta dijë se edhe pas marrëveshjes me Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe Ministrin e Linjës zt. Kuci, që pagesa e borxhit të riprogramohet në afat prej 24 muajsh, dhe kur kishin mbetur vetëm modalitetet teknike të marrëveshjes, kompania Dardafon në mënyrë tinzare tërheq mjetet nga llogaritë e Telekomit edhe përkundër zotimeve se një gjë të tillë nuk do ta bëjë pas marrëveshjes së arritur gojore në zyrën e Kryeministrit.

Bordi i Telekomi dëshiron të njoftoj opinion se muajve të fundit Telekomi filloj të këndellet duke afaruar me fitim, duke kufizuar shpenzimet në minimum dhe duke arriturr një sërë rezultatesh pozitive ndër të cilat edhe mbështetja e IFC ( International Financial Corporation) për të ristrukturuar Telekomin në tërësi pa kosto për Telekomin. Bordi dhe Menaxhmenti i Telekomi kanë përgatitur edhe “Planin Emergjent për Rimëkëmbjen e Telekomit” i cili parasheh pagesen e borxheve, investimet në permirësimin e shërbimeve të telefonisë dhe internetit. Të gjitha këto projekte i janë prezentuar Qeverisë së Republikës së Kosovës. Duhet theksuar se të gjitha këto rezultate u arriten me forca vetanake të Telekomit pa mbështejen e Qeverisë.  Sukseset dhe këndellja e Telekomit duket se i pengojnë dikujt.

Bordi i Përkohshëm Drejtues i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të tregohet më vigjilente dhe e përgjegjshme karshi kërkesave të vazhdueshme të punëtorëve të Telekomit. Ta mbështesë kompaninë në këtë situatë të vështirë financiare ashtu sic kompania e mbështeti Qeverinë vite me radhë duke derdhur dividentën në buxhetin e Republikës së Kosovës.