BQK fton nxënësit të konkurojnë për ese mbi kursimet

BQK fton nxënësit të konkurojnë për ese mbi kursimet

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të edukimit financiar dhe me qëllim të shënimit të Ditës Botërore të Kursimeve, fton nxënësit e klasave VI deri IX të shkollave fillore të Kosovës, të marrin pjesë në konkursin për Esenë më të mirë për kursimet.

Motoja e Ditës Botërore të Kursimeve për 2020 është: “Me kursime të vogla për qëllime të mëdha”.
 
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve 30  nëntor 2020
 
10 punimet më të mira do të shpërblehen si më poshtë:
Çmimi i I- 200 euro,
Çmimi i II -150 euro,
Çmimi i III-100 euro, ndërsa
Çmimet prej IV-X me nga 50 euro.
 
Detajet mbi aplikimin mund ti merrni nga linku: https://bqk-kos.org/konkurs-ese-mbi-kursimet/