Greva në Ballsh, Meta: Kërkesat të drejta, sa më shpejt dialog me qeverinë
BKT
Ekonomi

Greva në Ballsh, Meta: Kërkesat të drejta, sa më shpejt dialog me qeverinë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me grevën e grave të naftëtarëve në Ballsh.

Meta apel për vendosjen e dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Postimi i plotë:

Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve./BW

 


MË SHUME NGA Ekonomi