Sinjalizimet nuk bëhen për interesa personale
BKT
Ekonomi

Sinjalizimet nuk bëhen për interesa personale

Oda Ekonomike Amerikane dhe Lëvizja FOL, kanë organizuar forumi virtual Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe Zbatimi i tij në Sektorin Privat.

Yllka Buzhala, hulumtuese në Lëvizjen FOL, ndau me pjesëmarrësit disa nga dispozitat e këtij ligji të ndërlidhura me sektorin privat, duke shtuar se qëllimi i të njëjtit është mundësimi i sinjalizimit të praktikave të dëmshme, por edhe mbrojtja e sinjalizuesve si dhe ruajtja e konfidencialitetit të tyre.

Tutje, ajo shtoi se sinjalizimet nuk bëhen për interesa personale, por të njëjtat i shërbejnë kompanisë drejt përmirësimit të strukturave të punës. Për fund, Buzhala dha rekomandime rreth implementimit të duhur të këtij ligji, ku ndër të tjera veçoi nevojën për caktimin e një personi përgjegjës për trajtimin e rasteve të sinjalizimit në kompanitë private me mbi 50 punëtorë.


MË SHUME NGA Ekonomi