11:25 / 09.11.2020
Ballsh: Ndërpritet greva e naftëtarëve
Gratë greviste të rafinerisë së Ballshit, pas 26 ditësh kanë lënë këtë paradite ambientet e grevës, duke deklaruar mbylljen e saj.
Ky vendim erdhi pasi grevistët besojnë tek premtimi i kryeministrit Edi Rama, i cili kishte vënë si kusht ndërprerjen e grevës për t’u ulur në tavolinën e diskutimeve, njofton A2news.
Pas ndërprerjes së grevës, takimi i kryeministrit me një përfaqësi të naftëtarëve është parashikuar pasditen e kësaj të hëne, ndërsa gratë shprehen optimiste se kryeministri do t’i zgjidhë kërkesat ekonomike të tyre.























