08:08 / 10.11.2020
Guvernatori Mehmeti do t`i takojë drejtuesit e odave ekonomike
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti sot pritet t`i takojë drejtuesit e odave ekonomike.
Në këtë takim do të diskutohet për gjetjen e mundësive për tejkalimin sa më të lehtë të situatës së krijuar pas rritjes së sërishme të rasteve të reja me Covid-19 dhe pas masave të ndërmarra nga institucionet.
Takimi do të mbahet në BQK me fillim në orën 11:30.























