AKB: Ekonomia e hapur me kufizime të reja alternative proporcionale
BKT
Ekonomi

AKB: Ekonomia e hapur me kufizime të reja alternative proporcionale

Aleanca Kosovare e Bizneseit së bashku me përfaqësuesit e disa odave ekonomike sot zhvilluam një takim informues e konsultativ me ftesë nga Kryeministri i Kosovës z.Avdullah Hotin, për gjendjen ekonomike e shëndetësore në Kosovë pas valës së dytë të Covid-19 dhe masave të reja që Qeveria po i merr në të mirë të qytetarëve të Kosovës ku ishte prezent edhe zv.Kryeminisitri Besnik Tahiri.

Kryeministri Avdullah Hoti na informoi për masat e rimkëmbjes ekonomike dhe ato kufizuese që janë të detyruar t'i marrin pas rekomandimeve të institucioneve relevante që kujdesen për shëndetin publik.

Ai shtoi se jemi duke i shqyrtuar masat mimimale të domosdoshme duke pasur në konsideratë çdo sektor ekonomik në vend dhe se pako për rimkëmbje do i sanon shumë nga këto humbje, siç ishin fondi i 60 milionë eurove për të gjitha bizneset e vendit. Duke shtuar se kërkojmë si Qeveri mirëkuptimin e juaj dhe qytetarëve të vendit se këto masa kufizuese nuk janë me dëshirën tonë por me rekomandim të IKSHP-së.

Kryetari i AKB Agim Shahini tha se vendi po kalon një periudhë të rëndë ekonomike dhe shëndetësore ku Qeveria e ka për obligim të monitorojë të gjitha masat dhe konform gjendjes të merr masa minimale të domosdoshme në mënyre që mos të bllokohemi si në Pranverën e këtij viti ku dëmet e saj po i vuajmë edhe sot.

AKB i kërkoi Qeverisë së vendit në mungesë të fondeve për mbështetje të bizneseve dhe të pakos për rimkëmbje, forma tjera të mbështetjes siç jane shtyrja e pagesave, falja e ndëshkimeve dhe borxheve që qytetarët dhe bizneset i kanë ndaj shtetit.

ATK i ka bllokuar shumë llogari bankare të bizneseve për shkak obligimeve ligjore që i kanë dhe kjo po ju vështërson operimin normal ku po shkurton rrugën drejt falimentimit të shpejt dhe se duhen pa kushte të çbllokohen llogaritë nga ATK dhe nga Qeveria.  Po ashtu edhe këstet e kredive janë ngarkesë tjetër që i kanë paralajmëruar bankat se bizneset nëse nuk i paguajnë deri në dhjetor do ju prishet retingu duke i ranguar nga A në kategorinë B e C e kështu me radhë. Njëkohësisht edhe tatimi në fitim duhet shikuar që këtë vit për bizneset që kanë, të ju shikohet mundësia e redukimit dhe futjes në zhvillim të kompanisë.

Kush nuk i zbaton masat e reja rrezikon të mbyllet për tre muaj dhe për këtë kishte pajtueshmëri nga të gjithë.

AKB i vlerëson dhe i mbështetë masat proporcionale varësisht nga situata e krijuar nga pandemia në Kosovë.


MË SHUME NGA Ekonomi