OEGJK takohet me Kryeministrin Hoti
BKT
Ekonomi

OEGJK takohet me Kryeministrin Hoti

Kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Ilir Aliu me drejtoreshën menaxhuese të OEGJK-së Nora Hasani patën takim virtual me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti.

Takimi kishte karakter konsultativ dhe informues për masat e reja për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19.

Përfaqësuesit e OEGJK-së e informuan Kryeministin lidhur me vështirësitë dhe brengat e kompanive anëtare të Odës, por edhe rreth aktiviteve gjatë pandemisë, duke përfshirë këtu dhe takimet e suksesshme B2B të kompanive gjermane me ato kosovare që u mbajtën në formë virtuale gjatë muajit shtator, në kuadër të Western Balkan Purchasing Initiative.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare si organizatë biznesi që përfaqëson interesat e komunitetit të biznesit gjerman në Kosovë dhe që ka për mision intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës, ofron bashkëpunim të plotë konsultativ për Qeverinë për masat e mëtejshme.


MË SHUME NGA Ekonomi