Ghebreyesus: Nacionalizmi i vaksinave në dëm të të gjithëve
BKT
Shëndetësi

Ghebreyesus: Nacionalizmi i vaksinave në dëm të të gjithëve

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi sot kundër nacionalizmit të vaksinave, duke theksuar se përpjekjet kombëtare për të ulur furnizimet e një vaksine të ardhshme të koronavirusit vetëm sa do të zgjasnin pandeminë.

“Nëse personat në vendet e varfëra nuk do të jenë në gjendje të vaksinoheshin, virusi do të vazhdojë të përhapet dhe rimëkëmbja ekonomike në mbarë botën do të vonohet”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

“Disa vende po blejnë më shumë vaksina paraprakisht, në sasi më shumë se dyfishi i madhësisë së tyre të popullsisë, duke vënë në rrezik aksesin dhe përballueshmërinë e vaksinave për vendet e tjera”, shtoi ai në Forumin vjetor të Paqes në Paris.

Ghebreyesus theksoi se ky është çasti për t’i thënë jo nacionalizmit kombëtar dhe të vaksinave dhe po njerëzimit tonë të përbashkët./atsh


MË SHUME NGA Shëndetësi