Sektori financiar të vendos në listën e zezë 940 kompani të thëngjillit
Institucionet financiare duhet të vendosin në listën e zezë 935 kompani që investojnë në impiantet e thëngjillit ose në minierat në të gjithë botën, thuhet në një studim të Listës Globale të Tregut të Qymyrit (GCEL) 2020.
Përgatitur nga Urgewald me bazë në Gjermani dhe 30 organizata joqeveritare nga e gjithë bota, GCEL zbulon se pavarësisht krizës së klimës, një numër i madh i ndërmarrjeve vazhdojnë të investojnë në thëngjill.
"Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme klimatike, ndërsa shkëputja sa më e shpejtë nga qymyri është më urgjente se kurrë. Baza e të dhënave tona identifikuan 935 kompani të cilat industria e financave duhet t'i vendos në listën e zezë nëse është serioze në përmbushjen e qëllimeve të Parisit", tha Heffa Schuecking, drejtori i Urgewald.
Sipas studimit, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Klimës së Parisit në vitin 2015, kapacitet e instaluara në botë të thëngjillit janë rritur me 137 gigavat (GW), sasi e barabartë me impiantet e thëngjillit të Gjermanisë, Rusisë dhe Japonisë së bashku.
Rreth 522 GW të kapacitetit të ri me thëngjill janë ende në proces ndërsa 437 nga 935 ndërmarrjet e paraqitura në bazën e të dhënave planifikojnë ose impiante të reja të thëngjillit dhe miniera të thëngjillit ose infrastrukturë të transportit të qymyrit, ndërsa më pak se 25 kompani kanë miratuar një fazë të largimit nga thëngjilli.
"Pothuajse gjysma e kompanive të listuara në GCEL 2020 janë në modalitetin e zgjerimit ndërkaq të dhënat që kemi mbledhur janë një dëshmi e frikshme për refuzimin e industrisë së thëngjillit që të merret me realitetin klimatik", theksoi Schuecking.
GCEL mbulon operatorët më të mëdhenj të fabrikave të thëngjillit, prodhuesit dhe kompanitë që gjenerojnë mbi 20 për qind të të ardhurave të tyre ose gjenerimin e energjisë nga thëngjilli dhe kompanitë që planifikojnë të zgjerojnë minierat e thëngjillit, energjinë e thëngjillit ose infrastrukturën e thëngjillit.
Baza e të dhënave përmban 935 kompani mëmë si dhe mbi 1.800 filiale, veprimtaritë e të cilave variojnë nga minierat e thëngjillit, tregtimi i thëngjillit dhe transporti deri tek gjenerimi i energjisë së qymyrit dhe prodhimi i pajisjeve për industrinë e thëngjillit. Kompanitë e listuara në GCEL përfaqësojnë 88 për qind të prodhimit botëror të thëngjillit dhe 85 për qind të kapacitetit botëror të thëngjillit.
Kompanitë kineze janë investitorët kryesorë të thëngjillit
Aktualisht, pothuajse gjysma e 522 GW të kapacitetit të ri, të planifikuar nga thëngjilli në të gjithë botën ndodhet në Kinë.
Prandaj, 4 nga 5 zhvilluesit kryesorë të fabrikave të thëngjillit në botë janë kompani kineze, përfshirë China Energy me 43 GW, China Datang me 34 GW, China Huaneng me 29 GW dhe China Huadian me 15 GW, e ndjekur nga Korporata Kombëtare e Energjisë Termike të Indisë, e cila është zhvilluesi i pestë më i madh në botë i uzinës së thëngjillit.
Kina ka njoftuar se do të kthehet në një ekonomi neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2060, duke kërkuar shkëputje nga thëngjilli në vitet e ardhshme.
Industria e thëngjillit në gjendje të vështirë ekonomike dhe krijon konflikte
Schuecking deklaroi se kudo që operaon industria e thëngjillit, ajo është e përfshirë në konflikte, pasi komunitetet nuk janë më të gatshme të pranojnë tokën e rënduar, rrëmbimet e ujit, ndotjen dhe ndikimet shëndetësore që lidhen me industrinë.
Kjo është parë në vendet në Greqi, Turqi, Afrikë e Jugut, SHBA, Brazil dhe vende të tjera ku gjykatat kanë anuluar repartet e thëngjillit.
"Ata po kthejnë goditjet përsëri në gjykata dhe rrugë me sukses gjithnjë e në rritje", tha ajo.
GCEL pohoi se industria e thëngjillit është në gjendje të vështirë ekonomike me një numër në rritje të kompanive që përballen me ristrukturimin e korporatave ose falimentime.
"Thëngjilli është biznes i së kaluarës. Industria ka humbur lejen e saj sociale për të operuar dhe nuk është më konkurruese në botën e sotme të energjisë", zbuloi studimi.
Parashikohet që gjenerimi i thëngjillit duhet të ulet me 11 për qind në vit për të qenë të arritshme synimet klimatike prej 1.5 gradë Celsius të Parisit.
"Të presësh tranzicionin e kompanive të thëngjillit është një recetë për ikjen e ndryshimeve klimatike. Koha po kalon para syve tanë. Nëse institucionet financiare nuk përshpejtojnë daljen nga industria, ne do të biem nga provimi më themelor i klimës: lënien pas të thëngjillit", potencoi Schuecking.
"Kina duhet të jetë aleate e Turqisë për tranzicionin e energjisë"
Drejtoresha e Rrjetit të Veprimit të Klimës (CAN) për Evropë dhe Turqi, Ozlem Katisoz deklaroi se lista tregon se kompanitë kineze janë më të ranguarat për zhvillimin e thëngjillit, duke shtuar se ato janë të interesuara në minierat e thëngjillit dhe zhvillimin e projektit të termocentralit në Turqi.
"Është e qartë se Kina është një aleate e fortë me mundësitë financiare që mund të ofrojë. Megjithatë, ne kemi nevojë për Kinën si një partner të qëndrueshëm të energjisë për Turqinë e cila mund të përshpejtojë tranzicionin e shpejtë dhe të energjisë përtej thëngjillit në Turqi", tha ajo.
Katisoz thotë se disa kompani turke vazhdojnë të investojnë në thëngjill, nga e cila pjesa e saj në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike është midis 45-65 për qind.























