10:41 / 13.11.2020
Maksim Behar mbetet në krye të Forumit Botëror të Komunikacionit
Maksim Behar u rizgjodh President i Asociacionit të Forumit Botëror të Komunikacionit në Davos.
"Për mua është një nder i madh se jam rizgjedhur për një mandat të ri trevjeçar dhe se do të vazhdoj të punoj me liderë dhe ekspertë në fushën e komunikacioneve nga mbarë bota, me të cilët të kontribuojmë për realizimin e perspektivave të ardhshme para biznesit në një moment, kur ekonomitë botërore duhet të përballen me pasojat e pandemisë", tha Behar, i cili është nga themeluesit e Forumit Botëror të Komunikacionit gjatë vitit 2010. Ai është autor i një prej librave më të mirë për PR gjatë disa viteve të fundit – “PR revolucioni botëror”, i cili arriti një sukses të madh në SHBA.























